Një përzgjedhje me kujdes e materialit të parë realizohet mbi çdo grumbull kokrrash kafe nëpërmjet analize të saktë shqisash të ekspertëve dhe asistencës së familjes Molinari.
Pasi është aprovuar, të vjelat kontrollohen nga përfaqësuesi lokal në vendin e prodhimit, dhe dërgohet në Itali.
Mjeshtrat e Kafe Molinari përziejnë kokrrat me origjinë të ndryshme para pjekjes. Kafja është një produkt natyral me karakteristika që ndryshojnë sipas të vjelave në varësi të temperaturës, shiut, etj. Për të ruajtur një shije të vazhdueshme me kalimin e kohës, receta përshtatet sipas shijes dhe aromës së kokrrave të freskëta në disponim.
Gjithë kafeja e pjekur paketohet brenda ditës për të ruajtur aromat. Para se të mbyllet, pakos i shtohet azot, në mënyrë që të ulet përqindja e oksigjenit dhe lagështisë. Kështu, Kafe Molinari paketohet në kapsula, pako, e kuti alumini me atmosferë të mbrojtur e cila siguron ruajtjen e aromës...
...derisa arrin në filxhanin tuaj!