Më poshtë do të shihni çdo produkt të vlerësuar sipas këtyre karakteristikave:
  • AROMA: Intensiteti dhe kënaqësia e erës që lëshon kafeja e sapo bluar dhe pregatitur kur i afrohet hundës dhe e mbështjell atë me një re ndjenjash.
  • TRUPI: Trashësia dhe kremi që krijon kafeja e sapo pregatitur, duke lënë në gojë nje shije të pasur dhe të rëndë, por mund të jetë edhe e lehtë dhe delikate.
  • ACIDITETI: Nuk duhet ngatërruar me konceptin e hidhur që njihet, por është ndjesia e kthjellët që i jep gjallëri kafesë dhe aktivizon receptorët e shijes në gjuhë.
  • ËMBËLSIA: Shija që ndjehet me majën e gjuhës e deri tek ajo që ngel pasi kafeja ështe konsumuar, duke mundësuar nuancat e ndryshme të kombinohen në gojë.


AROMA
TRUPI
ACIDITETI
ËMBËLSIA
PODS ORO
Pods ORO AROMA LUNGA DURATA (aromë afatgjatë) përmbajnë sasinë e duhur për një filxhan kafe dhe mundësojnë pirjen e një kafeje ekspres si në shtëpi, ashtu edhe në bar. Përzierja perfekte e kafeve më të mira i jep këtij produkti një trup, krem dhe aromë të pangatërrueshme, posaçërisht për ata që janë mësuar me më të mirën. Një kuti përmban 18 pods.

PODS 100% ARABICA
Pods 100% ARABICA AROMA LUNGA DURATA (aromë afatgjatë) përmbajnë sasinë e duhur për një filxhan kafe dhe mundësojnë pirjen e një kafeje ekspres si në shtëpi, ashtu edhe në bar. Një përzierje e ëmbël dhe aromatike për një kafe të lehtë me një shije paksa acide. Një kuti përmban 18 pods.
AROMA
TRUPI
ACIDITETI
ËMBËLSIA

AROMA
TRUPI
ACIDITETI
ËMBËLSIA
PODS DECAFFEINATO
Pods DECAFFEINATO AROMA LUNGA DURATA (aromë afatgjatë) përmbajnë sasinë e duhur për një filxhan kafe dhe mundësojnë pirjen e një kafeje ekspres si në shtëpi, ashtu edhe në bar. Për ata, të cilët duan të heqin dorë nga kafeina pa hequr dorë nga kënaqësia dhe shija e një kafeje të mirë. PNjë kuti përmban 18 pods.