6 Qershor 1804: Një 18-vjeçar nga Modena, Giuseppe Molinari, hap një dyqan te vogël ushqimor pranë Piazza Grande.
6 Qershor 1880: Kompania “Ditta Fratelli Molinari” pregatit produktet e kërkuara nga Shtëpia Mbretërore e Savojës.
6 Qershor 1911: Në këtë shekull të ri hapet Kafe Molinari i parë në Modena si vend takimi për intelektualët dhe artistët e kohës, në një kohë zhvillimi të madh politik dhe patriotik.
6 Qershor 1944: Bombardime kudo, por biznesi i ri i pjekjes është duke u krijuar me qëllim për të prodhuar kafe të cilësisë të lartë me shumicë.
6 Qershor 2009: Në një ditë me diell, në zyrat e reja të Kafe Molinari, ku prodhimi, magazinimi dhe administrimi janë bashkuar nën një çati, po pregatitet ngarkesa për Lindjen e Largët.
Njëkohësisht në Londër, Moskë, Tokio e New York çifte të reja po provojnë një produkt që ka kryer një udhëtim të jashtëzakonshëm. Një kafe që është simbol i shprehjes “Prodhuar në Itali” kudo në Botë.

Sot Kafe Molinari eksporton produktet e saj në 67 vende të Botës shpërndarë nëpër 5 kontinentet falë bashkëpunimit të importuesve dhe distributorëve që punojnë vazhdimisht për të fuqizuar praninë tonë nëpër tregjet përkatëse. Zyrat në Via Francia 20 në Modena, me një sipërfaqe prodhimi dhe magazinimi prej 5000 m2, kanë një kapacitet pjekje dhe paketimi prej 2.5 deri në 7 milion kg në vit kafe të pastër.

Historia e Caffè Molinari (Italisht)