Morava Sh.p.k. është themeluar në vitin 1993. Profili kryesor i kompanisë ka qenë tregtimi i produkteve ushqimore me shumicë dhe pakicë. Gjatë këtyre viteve ajo është specializuar në fushën e importit dhe tregtimit të kafeve për lokale dhe restorante. Morava Sh.p.k. merret sot kryesisht me shitjen e produkteve të kompanisë italiane Caffè Molinari SpA në sektorin HoReCa duke u përpjekur të sjellë tek klientët e saj në Shqipëri traditën e kësaj kafeje 200-vjeçare. Këto produkte përfshijnë kafe kokërr për lokale, restorante dhe hotele, kafe e bluar, kafe në kapsula dhe kafe organike. Morava Sh.p.k. vepron në Tiranë, Durrës, Lezhë, Shkodër, Lushnjë, Fier, Vlorë, Himarë, Gjirokastër, Elbasan, Pogradec, Korçë, etj.
Kompania Morava Sh.p.k. ka një staf të pregatitur dhe të aftë për shpërndarjen dhe trajtimin e kafesë. Ajo është e aftë t’u përgjigjet sfidave të kohës për një shërbim sa më professional në këtë fushë. Gjithashtu kompania u ofron klientëve te saj mirëmbajtjen e paisjeve profesionale të kafesë dhe trajnimin e stafit të tyre për shërbimin e një kafeje cilësore dashamirësve të saj.


Morava Sh.p.k.
Rr. Siri Kodra
Frigoriferi S.H.G.
Tirana, AL
NIPT: J64103071G
Tel:
+355 68 2021829
+355 68 9044010
+355 68 9044012